Deklarata për privatësinë

 

Kontrolluesi, në kuptim të rregullores bazë për mbrojtjen e të dhënave (GDPR) është:

EvoBus GmbH (Ne)
HPC R512
Mercedesstraße 127/6
70327 Stuttgart
Deutschland
Email: mbox-datenschutz-evobus@daimler.com


Oficeri për Mbrojtjen e të Dhënave:

Daimler AG
Konzernbeauftragter für den Datenschutz
HPC E600
D-70546 Stuttgart
Deutschland
E-Mail: data.protection@daimler.com

1. Mbrojtja e të dhënave

Gëzohemi për vizitën tuaj në faqet tona të internetit dhe interesin tuaj për ofertat tona. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është një çështje e rëndësishme për ne. Në këtë udhëzues për mbrojtjen e të dhënave, ne ju sqarojmë mënyrën sesi i mbledhim të dhënat tuaja personale, për çfarë i përdorim ato, për çfarë qëllimesh dhe mbi ç'baza ligjore bëhet kjo, si dhe ju sqarojmë të drejtat dhe kundërshtimet në dispozicionin tuaj. Përveç kësaj, ne i referohemi edhe politikës së Daimler për privatësinë dhe udhëzimeve të përgjithshme për mbrojtjen të dhënave të klientëve të kompanisë EvoBus GmbH:

Politika e Daimler për privatësinë

Udhëzimet tona për mbrojtjen e të dhënave për përdorimin e faqeve tona të internetit, si dhe Politika për privatësinë e Daimler AG dhe udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave të klientëve të kompanisë EvoBus GmbH nuk vlejnë për aktivitetet tuaj në faqet e internetit të rrjeteve sociale ose të ofruesve të tjerë, në të cilat ju mund të shkoni nëpërmjet lidhjeve që gjenden në faqet tona të internetit. Jeni të lutur të informoheni në faqet e internetit të këtyre ofruesve lidhur me rregullat e tyre për mbrojtjen e të dhënave.

2. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave tuaja personale

a. Kur ju vizitoni faqet tona të internetit, ne ruajmë të dhëna të caktuara lidhur me shfletuesin e përdorur nga ju dhe sistemin operativ, datën dhe orën e vizitës, statusin e aksesit (p.sh. nëse keni arritur të hapni një faqe interneti apo nëse keni marrë një mesazh gabimi), përdorimin e funksioneve të faqeve të internetit, termat e mundshëm të kërkimit të futura nga ju, shpeshtësinë me të cilën kërkoni faqe të caktuara interneti, emërtimin e skedarëve të hapur, sasinë e të dhënave të transferuara, faqen e internetit nga e cila ju keni arritur në faqet tona të internetit, si dhe për faqen e internetit që ju e kërkoni nga faqet tona të internetit, qoftë kur klikoni në lidhjet që gjenden në faqet tona të internetit ose kur futni direkt emrin e një domeni në fushën përkatëse të së njëjtës skedë regjistrimi (ose të së njëjtës dritare) të shfletuesit tuaj në të cilin keni hapur faqet tona të internetit. Gjithashtu, për arsye sigurie, në veçanti për parandalimin dhe identifikimin e sulmeve ndaj faqeve tona të internetit ose të tentativave për mashtrim, ne ruajmë për një afat prej shtatë ditësh edhe adresën tuaj IP dhe emrin e ofruesit të shërbimit të internetit.

b. Të dhënat e tjera personale ne i ruajmë vetëm në rast se ju na i jepni vetë këto të dhëna, p.sh. në kuadër të një regjistrimi, të një formulari kontakti, një pyetësori, një konkursi ose për realizimin e një kontrate, dhe madje në këto raste vetëm atëherë kur kjo na lejohet nisur nga një pëlqim i dhënë nga vetë ju për këtë qëllim ose bazuar në dispozitat ligjore të zbatueshme në fuqi (më shumë informacion për këtë gjeni në seksionin "Baza ligjore për përpunimin").

c. Ju nuk jeni të detyruar as me ligj, as në mënyrë kontraktuale, që të jepni të dhënat tuaja personale. Por është e mundur që funksione të caktuara të faqeve tona të internetit të varen nga ofrimi i të dhënave personale nga ana juaj. Nëse në këto raste ju nuk i jepni të dhënat personale, kjo mund të bëjë që këto funksione të mos jenë në dispozicion ose të jenë në dispozicion vetëm në mënyrë të kufizuar.

3. Qëllimet e përdorimit

a. Të dhënat personale të mbledhura gjatë vizitës suaj në faqet tona të internetit ne i përdorim për t'i bërë faqet mundësisht sa më komode në përdorim, si dhe për të mbrojtur sistemet tona të IT-së nga sulmet e mundshme dhe nga veprimet e tjera të jashtëligjshme.

b. Kur ju na jepni vetë të dhëna të tjera personale, p.sh. në kuadër të një regjistrimi, të një formulari kontakti, një pyetësori, një konkursi ose për realizimin e një kontrate, ne i përdorim këto të dhëna për qëllimet e përmendura, për qëllimet e menaxhimit të klientëve dhe – kur është e nevojshme – për qëllimet e lidhjes apo të ndërprerjes së marrëdhënieve të mundshme të biznesit, dhe në çdo rast deri në masën e nevojshme për këtë qëllim.

4. Transferimi i të dhënave personale tek të tretët; "Social Plug-in"

a. Faqet tona të internetit mund të përmbajnë edhe oferta që ofrohen nga palë të tjera. Kur ju klikoni mbi këto oferta, ne transferojmë të dhëna, deri në masën e nevojshme, te çdo ofrues (p.sh. të dhëna që ju e keni gjetur këtë ofertë në faqen tonë dhe sipas rastit informacione të tjera, të cilat ju i keni dhënë tashmë në faqet tona të internetit).

b. Kur në faqet tona të internetit ju përdorni të ashtuquajturat "Social Plug-in" të rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe Google+, ne i lidhim këto si më poshtë:

Kur ju vizitoni faqet tona të internetit, "Social Plug-in" janë të çaktivizuara, d.m.th. nuk ndodh asnjë transferim i ndonjë të dhëne tek operatori i këtyre rrjeteve. Nëse dëshironi të përdorni një prej këtyre rrjeteve, ju klikoni te "Social Plug-in" përkatës për të vendosur një lidhje me serverin e rrjetit përkatës.

Nëse te ky rrjet ju keni një llogari përdoruesi dhe në momentin e aktivizimit të "Social Plug-in" jeni të lidhur aty, rrjeti mund ta caktojë në llogarinë tuaj të përdoruesit vizitën në faqet tona të internetit. Kur dëshironi që ta evitoni këtë gjë, përpara aktivizimit të "Social Plug-in" duhet të shkëputeni nga rrjeti përkatës. Vizitën në faqet e tjera të internetit të Daimler një rrjet social nuk mund ta përcaktojë, nëse më parë nuk keni aktivizuar aty një Social Plug-in" ekzistues.

Kur aktivizoni "Social Plug-in", rrjeti transferon direkt në shfletuesin tuaj përmbajtjet ekzistuese që disponohen për këtë qëllim, të cilat ju lidhin me faqet tona të internetit. Në këtë situatë mund të ndodhin edhe transferime të të dhënave, të cilat iniciohen dhe kontrollohen nga rrjeti social përkatës. Për lidhjen tuaj me një rrjet social, për transferimet e të dhënave që ndodhin midis rrjetit dhe sistemit tuaj, si dhe për ndërveprimet në këtë platformë gjejnë zbatim vetëm rregullat për mbrojtjen e të dhënave të rrjetit përkatës.

"Social Plug-in" mbetet aktiv derisa ju ta çaktivizoni atë ose derisa të fshini "Cookies".

Udhëzimet për "Cookies"

c. Kur ju klikoni lidhjen për një ofertë ose kur aktivizoni një "Social Plug-in", mund të ndodhë që të dhënat personale të transferohen tek ofruesit në vende që ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, vende të cilat nga pikëpamja e Bashkimit Evropian ("BE") nuk garantojnë asnjë "nivel mbrojtjeje të përshtatshëm" lidhur me përpunimin e të dhënave personale. Jeni të lutur që në këto rrethana të mendoheni mirë përpara se të klikoni mbi një lidhje apo përpara se të aktivizoni një "Social Plug-in" dhe që për rrjedhojë të aktivizoni transferimin e të dhënave tuaja.

5. Vlerësimi i të dhënave të përdorimit; përdorimi i mjeteve të analizës

a. Ne dëshirojmë që përmbajtjet e faqeve tona të internetit t'i përshtatim mundësisht sa më afër interesave tuaja dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë ofertën tonë për ju. Për të identifikuar preferencat tuaja të përdorimit dhe për të identifikuar në veçanti sferat më të përdorura në faqet tona të internetit, ne përdorim mjetin e analizës që jepet në vijim: Matomo Web Analytics.

b. Nëse nuk dëshironi që ne nëpërmjet përdorimit të mjeteve të njohura të analizës të mbledhim dhe të vlerësojmë informacione rreth vizitës suaj në faqet tona të internetit, ju mund ta kundërshtoni këtë gjë në çdo moment, me efekt për të ardhmen ("Opt-Out" - Zgjedhje për mospjesëmarrje).

Ne e vëmë në zbatim kundërshtimin tuaj duke vendosur në shfletuesin tuaj një "Opt-Out Cookie". Ky "Cookie" shërben për caktimin e kundërshtimit tuaj. Ju lutemi të mbani parasysh se për arsye teknike një "Opt-Out Cookie" ka efekt vetëm në shfletuesin në të cilin ai është vendosur. Kur ju i fshini "Cookies" ose përdorni një shfletues tjetër ose një pajisje fundore tjetër, duhet ta kryeni nga e para zgjedhjen e opsionit "Opt-Out".

Për të kundërshtuar një vlerësim nëpërmjet softuerit "Piwik" jeni të lutur të aktivizoni kutinë e zgjedhjes në vijim:


5.2 Përdorimi i produkteve të marketingut të Google – Opt-In (Pranimi i pjesëmarrjes)

Produktet e marketingut të Google (si p.sh. Google Maps, Search Ad, Display & Video 360) ne i përdorim vetëm pas miratimit tuaj të shprehur, të cilin ju mund ta deklaroni duke klikuar në butonin "Pranoj" në të ashtuquajturën "Cookie Information Layer" (Shtresa e informacioneve për cookies) ("Opt-In"). Ne e ruajmë miratimin në pajisjen tuaj në një "cookie", në mënyrë që ju të mos e jepni miratimin çdo herë që vizitoni faqet tona të internetit, dhe ne i fshijmë këto të dhëna ose e kufizojmë përpunimin e tyre kur ju revokoni miratimin e dhënë ose maksimumi 6 muaj pasi ju keni vizituar për herë të fundit faqet tona të internetit.

Ju mund ta jepni miratimin tuaj duke klikuar në lidhjen e mëposhtme:

Nëse ndryshoni mendje në një moment të mëvonshëm, ju mund ta revokoni miratimin tuaj duke klikuar në lidhjen e mëposhtme:

5.3 Vendosja e "Opt-Out Cookie"

6. Siguria

Ne përdorim masa sigurie teknike dhe organizative për t'i mbrojtur të dhënat tuaja që administrohen nga ne ndaj manipulimit, humbjes, shkatërrimit dhe kundër aksesit të tyre nga persona të paautorizuar. Ne i përmirësojmë vazhdimisht masat tona të sigurisë që të jenë në të njëjtin hap me zhvillimet teknologjike.

7. Baza ligjore e përpunimit

a. Kur ju na keni dhënë vetë pëlqimin tuaj lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale, atëherë kjo përbën një bazë ligjore për përpunimin e tyre (neni 6, pika 1, germa "a" e GDPR).

b. Si bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale për qëllimet e nisjes apo të përmbushjes së një kontrate me ju shërben neni 6, pika 1, germa "b" e GDPR.

c. Kur përpunimi i të dhënave personale nevojitet për përmbushjen nga ana jonë të detyrimeve ligjore (p.sh. për ruajtjen e të dhënave), atëherë kjo e drejtë autorizohet sipas nenit 6, pika 1, germa "c" e GDPR.

d. Gjithashtu, ne i përpunojmë të dhënat personale për qëllimet e ushtrimit të interesave tona legjitime dhe të interesave legjitime të palëve të treta, në përputhje me nenin 6, pika 1, germa "f" e GDPR. Ruajtja e aftësisë funksionale e sistemeve tona të IT-së, por edhe marketingu i produkteve dhe shërbimeve tona dhe të jashtme dhe dokumentacioni i lejuar me ligj i kontakteve të biznesit konsiderohen interesa legjitime.

8. Fshirja e të dhënave personale

Ne i fshijmë pas shtatë ditësh të dhënat për adresën tuaj IP dhe emrin e ofruesit të shërbimit të internetit, të cilat ne i ruajmë vetëm për arsye sigurie. Në përgjithësi, ne i fshijmë të dhënat tuaja personale menjëherë sapo qëllimi për të cilin të dhënat janë mbledhur dhe përpunuar pushon së ekzistuari. Ruajtja e të dhënave personale përtej këtij momenti bëhet kur kjo është e nevojshme për shkak të kërkesës nga ligjet, rregulloret ose dispozitat e tjera ligjore të Bashkimit Evropian apo të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian të cilave ne u nënshtrohemi.

9. Të drejtat e subjektit të prekur

a. Si person i prekur nga përpunimi i të dhënave ju keni të drejtën e informimit (neni 15 i GDPR), të drejtën e autorizimit (neni 16 i GDPR), të drejtën e fshirjes së të dhënave (neni 17 i GDPR), të drejtën e kufizimit të përpunimit (neni 18 i GDPR), si dhe të drejtën e transferimit të të dhënave (neni 20 i GDPR).

b. Nëse ju na keni dhënë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, atëherë ju keni të drejtën ta revokoni në çdo kohë pëlqimin e dhënë. Ligjshmëria e përpunimit të të dhënave tuaja personale deri në momentin e një revokimi të mundshëm mbetet e pacenuar. Gjithashtu, i pacenuar mbetet edhe çdo përpunim tjetër i këtyre të dhënave për shkak të një baze tjetër ligjore, për shembull për përmbushjen e detyrimeve ligjore (shih seksionin "Baza ligjore e përpunimit").

c. E drejta e revokimit
Ju keni të drejtën që, nisur nga arsyet të cilat lindin nga situata juaj e veçantë, të depozitoni në çdo kohë një kundërshtim ndaj përpunimit që kryhet lidhur me të dhënat tuaja personale, bazuar në nenin 6, pika 1, germa "e)" e GDPR (Përpunimi i të dhënave në interesin publik) ose nenin 6, pika 1, germa "f)" e GDPR (Përpunimi i të dhënave mbi bazën e balancimit të interesave). Nëse depozitoni një kundërshtim, ne do t'i përpunojmë më tej të dhënat tuaja personale vetëm atëherë kur ne mund të provojmë arsye ligjore të detyrueshme për këtë qëllim, të cilat i tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë tuaja, ose kur ky përpunim i shërben zbatimit, ushtrimit ose mbrojtjes ndaj padive ligjore.

d. Jeni të lutur që ankesat ose sqarimet tuaja sipas rastit t'i drejtoni në adresën e kontaktit më poshtë: mbox-datenschutz-evobus@daimler.com.

e. Nëse keni bindjen se përpunimi i të dhënave tuaja personale është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore, ju keni të drejtën e ankesës pranë një autoriteti përkatës të mbikëqyrjes së përpunimit të të dhënave personale (neni 77 i GDPR).

10. Broshura informative

Kur ju abonoheni në një broshurë informative që ofrohet në një prej faqeve tona të internetit, të dhënat e ofruara për regjistrimin në broshurën informative përdoren vetëm për dërgimin e kësaj broshure, për sa kohë nuk jepni miratimin tuaj për përdorim të mëtejshëm të këtyre të dhënave. Ju mund ta anuloni në çdo kohë abonimin nëpërmjet mundësisë së çregjistrimit të parashikuar në broshurën informative.

11. Shërbimi qendror i aksesit i Daimler AG

Me shërbimin qendror të aksesit të Daimler AG ju mund të identifikoheni dhe hyni në të gjitha faqet e internetit dhe aplikacionet e Grupit Daimler dhe të markave të tij, të cilat janë të lidhura me këtë shërbim. Kushtet e vlefshme të përdorimit për këtë qëllim përmbajnë rregulla të veçanta për mbrojtjen e të dhënave. Ju mund t'i hapni kushtet e përdorimit në faqet përkatëse të regjistrimit në faqet e internetit dhe në aplikacionet e lidhura.

12. Cookies

Informacionet për "Cookies" që ne përdorim dhe për funksionet e tyre i gjeni tek "Udhëzimet tona për Cookies".

Udhëzimet për Cookies

Versioni: Maj 2018