Cookies
Udhëzime për përdorimin e "Cookies", si dhe për vlerësimin e të dhënave të shfrytëzuara dhe për përdorimin e mjeteve të analizës
Ne përdorim "Cookies" dhe mjete të ngjashme softuerike, si p.sh. HTML5 Storage ose Local Shared Objects (referuar bashkërisht si "Cookies"), për të identifikuar interesat tuaja të përdorimit dhe për të identifikuar në veçanti sferat më të përdorura në faqet tona të internetit, dhe që me këto informacione të përmirësojmë konfigurimin e faqeve të internetit dhe t'i bëjmë ato më të lehta për përdorim për përdoruesit. Për të njëjtat qëllime ne përdorim mjetin e analizës Matomo; edhe këtu mund të përdoren "Cookies".
1. Funksionet dhe përdorimi i "Cookies"
a. "Cookies" (skedarë personalizimi) janë skedarë të vegjël që vendosen në kompjuterin, laptopin ose pajisjen celulare që përdorni, nga një faqe interneti që ju vizitoni. Nëpërmjet tyre ne mund të identifikojmë, p.sh. nëse ka pasur më parë një lidhje midis pajisjes suaj dhe faqeve tona të internetit, ose cilën gjuhë apo cilësime të tjera ju preferoni. "Cookies" mund të përmbajnë gjithashtu të dhëna personale.
b. Kur ju përdorni faqet tona të internetit, ju jepni miratimin tuaj për përdorimin e "Cookies".
Ju mund t'i vizitoni faqet tona të internetit edhe duke mos pranuar përdorimin e "Cookies". Kjo do të thotë Ju mund të refuzoni përdorimin dhe t'i fshini "Cookies" në çdo moment, duke kryer cilësimet përkatëse në pajisjen tuaj. Kjo kryhet siç tregohet më poshtë:
i. Shumica e shfletuesve janë të konfiguruar paraprakisht në mënyrë të tillë që t'i pranojnë "Cookies" në mënyrë automatike. Këtë cilësim paraprak ju mund ta ndryshoni duke aktivizuar në shfletuesin tuaj cilësimin *Mos prano asnjë Cookies*.
ii. "Cookies" ekzistues mund t'i fshini në çdo kohë. Mënyrën sesi funksionon secili prej tyre e gjeni në manualin udhëzues të prodhuesit të shfletuesit ose të pajisjes suaj.
iii. Informacionet për çaktivizimin e Local Shared Objects i gjeni në lidhjen më poshtë:
Informacionet për çaktivizimin e Local Shared Objects
iv. Ashtu si përdorimi i "Cookies", është i lidhur edhe refuzimi ose fshirja e tyre në pajisjen e përdorur dhe gjithashtu edhe në secilin shfletues të përdorur. Ju duhet t'i refuzoni ose t'i fshini në mënyrë individuale "Cookies" për secilën nga pajisjet tuaja, dhe në rastin e përdorimit të disa shfletuesve, duhet ta bëni këtë për secilin shfletues më vete.
c. Nëse vendosni kundër përdorimit të "Cookies" mund të ndodhë që jo të gjitha funksionet në faqet tona të internetit të vihen në dispozicionin tuaj ose që funksione të veçanta të vihen në dispozicion në mënyrë të kufizuar.
d. Ne i ndajmë "Cookies" në kategoritë e mëposhtme:
i. "Cookies" absolutisht të nevojshme (lloji 1)
Këto "Cookies" janë absolutisht të nevojshme për funksionimin e faqeve të internetit. Pa këto "Cookies" ne nuk mund t'ju ofrojmë shërbime, si p.sh. konfiguruesi i automjetit.
ii. "Cookies të funksioneve (lloji 2)
Këto "Cookies" lehtësojnë përdorimin dhe përmirësojnë funksionet e faqeve të internetit. Për shembull, ne i ruajmë cilësimet tuaja të gjuhës te "Cookies" të funksioneve.
iii. "Cookies" të performancës (lloji 3)
Këto "Cookies" mbledhin informacione sesi ju i përdorni faqet tona të internetit. Në këtë mënyrë, ne mund të identifikojmë se cilat pjesë të ofertës sonë në internet janë veçanërisht më të përdorurat, dhe kështu të mund të përmirësojmë ofertën tonë për ju. Për këtë ju lutemi të lexoni seksionin "Vlerësimi i të dhënave të përdorimit".
iv. "Cookies" të palëve të treta (lloji 4)
Këto "Cookies" vendosin informacione të palëve të treta, si p.sh. rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Google+, përmbajtjen e të cilave ju mund ta integroni nëpërmjet të ashtuquajturave "Social Plug-in" që ofrohen në faqet tona të internetit. Informacione më të detajuara lidhur me përdorimin dhe funksionin e "Social Plug-in" gjeni në pikën 4 të udhëzimeve tona për mbrojtjen e të dhënave.
Udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave
Në faqet tona të internetit ne përdorim ato "Cookies" që tregohen më poshtë: